PAMJE/ Berisha del sot para SPAK, avokati Gjokutaj ngjitet në banesën e tij
11/09/2024 11:28
SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot në orën 12:00 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.
Avokati i tij Genc Gjokutaj sapo ka shkuar në banesën e ish kryeministrit në kryeqytet, ndërkohë që vetë Berisha ende nuk ka dalë. Sikurse duket në pamje, makina që do të transportojë ish-kryeministrin ndodhet poshtë banesës.
Ndërkohë, Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kanë mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.
Top Channel