Pas Sali Berishës në SPAK është paraqitur edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili pritet të njihet me akuzën për çështjen “Partizani”.
Para se të hynte në SPAK Malltezi u ndal për një deklaratë të shkurtër para gazetarëve, ku tha se ata po mbahen në arrest politik nga Edi Rama, pa asnjë fakt.
Jamarbër Malltezi: Mungon fakti penal, është çështje civile e pronarëve të tokës, Shteti nuk ka humbur asnjë cent, Prokurorja e emëruar nga Taulant Balla. Të gjithë zyrtarët që nga Fatos Nato kanë zbatuar ligjin. Nuk ka asnjë provë që tregon se Berisha ka ndikuar, as nuk i përmendet emri. Edi Rama i fali vëllait të tij tokë mes Tiranës.
Zhvillimi i pronës është kryer nga pasardhësit. Asnjë nga tre partner nuk kanë marrë asnjë cent nga qeverisa e PD-së. SPAK ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare. Fënjyen kur thanë Berisha ndërroi destinacionin e tokës, atë e ka bërë Edi Rama. Por jemi në institucionin e Edi Ramës, prokurorët janë patronazhistë, nuk presim ndonjë gjë tjetër.
Top Channel