Ish-lideri i një qendre islamike që u mbyll së fundmi nga autoritetet në Hamburg në veri të Gjermanisë, ka paditur në gjykatë kundër masës së deportimit, disa orë para afatit për t’u larguar nga vendi.
Zyrtarët në Hamburg urdhëruan në gusht që Mohammed Hadi Mofatteh të largohet nga vendi brenda dy javësh dhe ndaluan rikthimin e tij .
Kjo pasi qendra e ti islamike u cilësua si grupim ekstremist nga autoritetet, kur ministrja e brendshme Nancy Faeser e përshkroi atë si “qendra më e rëndësishme e propagandës së Iranit në Evropë”.
Inteligjenca e brendshme zbuloi se Mofatteh ‘konsiderohej si përfaqësues në Gjermani i liderit të republikës islamike të Iranit, Leader Ali Khamenei’.
“Mofatteh është një përfaqësues i kualifikuar i regjimit aktual në Iran. Familja e tij është e ingranuar me elitën fetare të vendit”, shkruanin mediat gjermane sipas raportimeve të fundit.
Por gjykata konfirmon tashmë se 57-vjeçari Mofatteh ka depozituar apelin, edhe pse veprimi nuk pezullon automatikisht urdhrin e depërtimit.
Autoritetet gjermane së fundmi kanë ndaluar pesë organizata islamike duke konfiskuar asetet dhe ambjentet e tyre, me akuza spiunazhi apo nxitje të ekstremizmit.
Xhamia Blu mbetet e mbyllur në Hamburg edhe pse Mofatteh konsiderohet si autoriteti më i lartë i muslimanëve Shiite në Evropë, shkruan agjencia dpaInternational.
Top Channel