I riu plagos me armë kushëririn në Tiranë, identifikohen tre autorët! Dy në pranga, njëri në arrati

11/09/2024 13:24
Foto ilustruese

Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë.

Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela.

I plagosuri ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin.

Policia ka identifikuar tre autorë dhe ka shoqëruar dy prej tyre, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.”-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA