Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.

Me flamujt e partisë në duar, dhjetëra mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike ndodhen para SPAK-ut.

Pritet që sot Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën për dosjen “Partizani” Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, që po ashtu është në “arrest shtëpie”,  i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.

Vjeshtën e vitit 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA