Një burrë me paaftësi i dënuar për vrasjen me armë të një dyqanxhiu 33 vjet më parë, ka marrë më në fund drejtësi pasi Gjykata e Apelit pranoi se ka ‘prova bindëse’ se ai nuk e ka kryer krimin.
Oliver Campbell, i cili ka paaftësi mendore pas një dëmtimi në tru kur ishte foshnje, ishte burgosur për vrasjen me armë të Baldev Hoondle gjatë një grabitjeje në Hackney, në lindje të Londrës më 22 korrik 1990.
Tashmë 53-vjeçari ka marrë rishikimin e çështjes nga gjykata kriminale e apelit, e cila heton rastet e keqmenaxhimit të drejtësisë, pas daljes në dritë të provave të reja.
Pas anulimit të dënimit të tij të vitit 1991, Campbell tha: “Lufta për drejtësi më në fund po merr fund, mund të nis jetën time si një njeri i pafajshëm”.
Avokatët sugjeronin se provat e reja provonin se ai nuk mund të ketë qenë vrasësi dhe se asokohe i riu ishte detyruar me presion nga policia që të pranonte aktin.
Prova kryesore e dënimit ishte një kapele bejsbolli e Campbell e gjetur disa metra larg vendngjarjes.
Një tjetër mospërputhje është gjatësia e vrasësit. Dy burrat që tentuan grabitjen e viktimës Hoondle nuk ishin më shumë se 1.60 cm të gjatë, ndërsa Campbell është 1.86 m.
I biri i viktimës nuk arriti të identifikonte Campbell në paradën e të dyshuarve, edhe pse tha kishte qenë ballë për ballë më vrasësin.
Campbell ëstë liruar nga burgu në 2002 teksa avokatët e tij argumentojnë se ka prova për të marrë pafajësinë. I dënuari ka pësuar hemorragji cerebrale kur ishte foshnje dhe ende ka probleme me kujtesën, përqendrimin dhe organizimin e informacionit.
Përfaqësuesi i tij Michael Birnbaum tha: “Ka prova të forta për të treguar se dënimi i tij është i gabuar, edhe pse nuk ka prova të sakta që provojnë pafajësinë e tij”, shkruan Daily Mail.
Top Channel