Vrasja e Gramoz dhe Vladimir Kurtajt! Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka nuk veproi i vetëm

10/09/2024 15:54

Altin Kuka dyshohet se nuk është autori i vetëm i vrasjes së dyfishtë në Kurjan në Roskovecit.

Top Channel mëson se dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.

Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, u vranë sot, rreth orës 14:00 në Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.

Ndërkohë, më herët, u vetëdorëzua në polici autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka.

Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA