VIDEO/ Sfida gati për të filluar, ekipi gjeorgjian mbërrin në “Arenën Kombëtare”, nuk mungojnë as tifozët miq

10/09/2024 19:10

Shqipëria pret Gjeorgjinë në një supersfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.

“Arena Kombëtare” po bëhet gati të presë këtë takim, teksa autobusi i ekipit gjeorgjian ka mbërritur në stadium.

Gjithashtu prezent do të ketë dhe tifozë miq, të cilët ndodhen jashtë stadiumit, në pritje për t’u futur brenda.

Takimi do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në DigitAlb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA