Një princeshë në Dubai që i dha fund martesës së saj me një postim në rrjetin Instagram, tani po promovon një parfum të ri me emrin provokues ‘Divorce’.
Sheika Mahra Bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, 30 vjeçe, bija e sunduesit të Dubait, postonte fotot e produktit të saj, një muaj pasi u nda nga bashkëshorti industrialist Sheik Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, vetëm menjë postim në rrjetin Instagram.
Dy muaj më herët ata pritën fëmijën e tyre të parë.
Dje princesha postoi foton e parfumit të saj duke prezantuar emrin ironik për gati 1 milionë ndjekësit në rrjet.
Shumë përdorues vlerësonin produktin e princeshës ndërsa të tjerë thonin në komente se telashin personal ajo e kishte kthyer me mjeshtri në një mundësi biznesi.
Një prej tyre shkruante: “E shihni sa mirë po lëviz Mahra? Qetësisht, e sigurtë, jo si shumica juaj që qaheni e ankoheni në videot tuaja, ajo është e rezervuar, e qetë, mendon për biznesin”.
Bija e Sheik Mohammed Bin Rashid Al Maktoum – sunduesit të Dubai dhe zv. president i Emirateve të Bashkuara, njoftonte më herët “divorcin e menjëhershëm” nga bashkëshorti.
Ajo shkruante: “I dashur bashkëshort, ti je i zënë me tjetër shoqëri, prandaj unë deklaroj divorcin, unë të divorcoj, unë të divorcoj. Mirupafshim, ish-gruaja jote”.
Në mesazhin e saj ajo duket se përdorte praktikën muslimane të divorcit me “talakun e trefishtë” sipas të cilit burrat muslimanë mund të divorcohen nga gruaja e tyre nëse e deklarojnë tre herë rresht, shkruan rrjeti Daily Mail.
Mahra e Mana ishin martuar një vit më parë në maj 2023, ndërsa në maj lindën bijën e tyre.
Sheikh Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenjtë tokave në Angli, me rreth 40,000 hektarë në Londër, në Skoci e në Newmarket, shkruante më herët rrjeti The Guardian.
Mahra është diplomuar në një universitet të padeklaruar në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare, ndërsa në shkurt 2023 postonte një foto jashtë qendrës artistike Southbank Centre në Londër me kapelën e diplomimit.
Famija e Sheikha Mahra apo ajo e bashkëshortit nuk kanë bërë ende komente publike.
Top Channel