“Lodhja është normale, por jo justifikim”/ Mitaj për DigitAlb pas Gjeorgjisë: Edhe ata kishin ndeshje para tre ditësh, ja pse ika në Arabi

10/09/2024 23:11

Pas disfatës me Gjeorgjinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj tha se skuadra bëri një lojë të mirë, por miqtë i shfrytëzuan më mirë rastet.

Për mikrofonat e “DigitAlb”, mbrojtësi i majtë tha se lodhja nuk ishte një justifikim, teksa gjithashtu shpjegoi dhe transferimin e tij në Arabinë Saudite.

“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje para tre ditësh. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm.

Ishte më e thjeshtë për ne se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë por kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe humbëm.

Lodhja? Edhe ne, edhe ata kishim ndeshje para tre ditësh. Normale të jesh pak i lodhur, por nuk besoj se ishte ajo gjëja që humbëm këtë ndeshje.

Pse në Arabi Saudite? Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, u shpreh Mitaj për “DigitAlb”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA