BBC: Harris e Trump debatojnë në testin themelor të fushatës presidenciale (fotot)

10/09/2024 15:55

Debatet presidenciale thuhet se kanë rëndësi në politikën amerikane, prandaj ai që zhvillohet sonte mes Donald Trump e Kamala Harris – e vetmja përballje direkte e programuar mes të dyve – mund të ketë rëndësi më shumë se të tjerat.

Performanca e dobët e Joe Biden në debatin e parë shkaktoi zhurmë në kampin demokrat dhe rrjedhimisht e detyroi të heqë dorë nga fushata e rizgjedhjes.

Edhe pse Kamala Harris ka qenë zv-presidente për tre vjet dhe kandidate presidencial për tre javë ajo është ende e panjohur për shumë amerikanë.

Një sondazh i New York Times zbulonte dje se 28% kërkonin të dinin më shumë për të, dhe gjithashtu sinjalizonte garë të fortë presidenciale si në shtetet e kontestuara ashtu dhe në rang kombëtar.

Gara presidenciale 2024 ka qenë nga më të trazuarat dhe elektorati amerikan është thellësisht i ndarë.

Kjo është një tjetër arsye e rëndësisë së debatit të së martës mbrëma, ku ndryshimet e vogla të humorit të elektoratit mund të bëjnë diferencën për kandidatët.

Për Harris, përballja në Filadelphia është një mundësi që ajo të parashtrojë detaje para një audience me miliona shikues, edhe pse do të duhet ta bëjë nën retorikën e ndezur të kundërshtarit republikan.

Kjo mundësi ka rreziqet e veta pasi ajo ka ngecur më parë ndaj pyetjeve të mprehta dhe nën presion, ashtu si dhe nuk ka dhënë shumë intervista në media për të mprehur aftësitë gjuhësore.

Harris do të duhet të mbrohet nga sulmet ndaj të dhënave të dobëta të administratës Biden si dhe të shpjegojë  përse ka hequr dorë nga disa politika liberale gjatë kandidaturës së dështuar për nominimin demokrat në vitin 2020 pas tërheqjes nga masa e ndalimit të shpimeve të naftës, të dekriminalizimit të shkeljeve kufitare, të nacionalizimit të sigurimeve shëndetësore e të tjera, shkruan BBC.

Ndërsa për Trump, debati është një mundësi për të rikthyer iniciativën që fushatën që deri javët e fundit është dominuar nga demokratët.

Ai njihet për tërheqjen e vëmendjes dhe prridhjes së ekuilibrit të rivalëve me çështjet urgjente si emigracioni e tregtia, ku qëndrimet i kanë dhënë mbështetje të gjerë.

Por ish presidenti ka pikat e veta të dobëta, siç ishte dhe debati i qershorit, ku mangësitë e tij nuk ranë në sy prej nivelit të ulët të rivalit Biden.

Në një forum ekonomik javës që shkoi në New York Trump nuk jepte dot përgjigje mbi politikat e kujdesit për fëmijët, dhe kjo mund të shfrytëzohet nga demokratët.

Në përgatitje për debatin, Harris ka qenë në Pittsburgh, disa orë larg Philadelphia, duke bërë prova debati mbi politikat e saj, dhe duke marrë mbulim mediatik në shtetin e madh e të rëndësishëm elektoral të Pennsylvania.

Trump gjithashtu ka kryer debate informale duke rishikuar qëndrimet e tij mbi çështjet kryesore, siç ishte forumi mbajtur nga rrjeti konservator Fox News.

Megjithëse zgjedhjet nuk vijnë deri nën nëntor, votime të hershme nisin këtë muaj në shtet e luftuara më shumë, përfshi dhe Pennsylvania, shkruan BBC.

FOTO GALERI
1/2
Në përgatitje për debatin, Harris ka qenë në Pittsburgh, disa orë larg Philadelphia, duke bërë prova debati mbi politikat e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA