Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Posaçme cakton të enjten seancën ndaj kryebashkiakut Rexhë Byberi

10/09/2024 13:27

Gjykata e Posaçme cakton të enjten në orën 14:00 si seancë ndaj kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi dhe nënkryetarit të bashkisë në të cilën do verifikohen kushtet e masës së sigurisë arrest shtëpiak.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryebashkiaku dhe nënkryetari që janë nën arrest shtëpiak dyshohen për shpërdorim detyre.

Bashkia e Tropojës aktualisht ka mbetur pa drejtues dhe ende nuk është thirrur mbledhja e këshillit bashkiak.

Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milione Lekësh.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas SPAK, hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, pasi për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, dhe të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA