Një turist lituanez raportohet i zhdukur që prej datës 6 shtator në Valbonë.
Bujtina ku ai qëndronte denoncoi te Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë se klienti kishte dalë për në majën e Rosit, duke lënë të gjitha sendet personale në banesë, pasi planifikonte të kthehej sërish aty por pa mundur.
Policia njofton se në ditën e parë është kryer kontrolli nga ajri dhe toka i zonës përreth majës së Rosit. Në ditën e dytë të operacionit të kërkim shpëtimit në Valbonë u krye kontrolli i një territori më të gjerë, operacion në të cilin janë përfshirë skuadrat e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, Shërbimit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, banorët e zonës etj.
Ende nuk është gjetur asnjë shenjë nga turisti, por aktualisht, operacioni i kërkim shpëtimit është ndërprerë deri në një informacion të dytë.
Top Channel