Duel delikat në Grupin B4, Enea Jorgji dhe katër shqiptarë të tjerë do të vendosin drejtësi në sfidën e Ligës së Kombeve

09/09/2024 15:56

Enea Jorgji është përzgjedhur si arbitri kryesor për të vendosur drejtësi në sfidën mes Turqisë dhe Islandës në Grupin B4 të Ligës së Kombeve.

Ai do të ndihmohet nga tre shqiptarë të tjerë, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si anësorë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt. Ndërsa në VAR ndihma do të vijë nga italiani Luca Pairetto dhe asisten Kreshnik Barjamaj.

Sfida që do të zhvillohet sot në Izmir është tepër delikate për fatet e grupit, me të dyja skuadrat që janë pretendente për t’u ngjitur në Ligën A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA