Berisha të mërkurën në SPAK, zbulohet sms e Flamur Nokës: Të mobilizohemi për protestë te fuqishme

09/09/2024 16:15

Sali Berisha po përgatit strukturat e partisë për një rëndim të pozitës së tij juridike duke thirrur një protestë në dyert e prokurorisë së posaçme.

Krahas mbrojtjes ligjore ish kryeministri kërkon edhe mbrojtje politike nga militantët e Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka, i ka kërkuar deputeteve demokrat te marrin masa për tu  grumbulluar  rreth godinës së SPAK ditën kur Sali Berisha për here te pare pas 8 muajsh do shkele  jashtë banesës  se  tij, për t’iu drejtuar ambienteve te  prokurorisë së posaçme ku pritet  ti komunikohet dhe akuza për dosjen Partizani.

“Të dashur miq.  Ditën e mërkure në ora 12:00 kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën , kundër narko-drejtësisë”.

Demokratët po bëhen gati për një stine protestash. Porosia e kryetarit të partisë demokratike në Këshillin Kombëtar të premten ishte që protestat të nisin aty ku padrejtësia  ndodh, dhe padrejtësia mesa duket për Sali Berishën do të ndodhë të mërkurën në SPAK, ku pritet te dëgjojë dhe akuzën që do ngrihet ndaj tij.

Top Channel