Bangladeshi kërkon ekstradimin e kryeministres së trazirave, të larguar në Indi (fotot)

09/09/2024 17:24

‘Gjykata Nderkombëtare e Bangladeshit’ do të nisë procesin e kthimit të e lideres së rrëzuar Sheikh Hasina nga India fqinje, me akuza masakrash ndaj protestuesve.

Kryeprokurori vendas tha dje se ka nisur procesi i rikthimit të Hasina në Bangladesh, për t’u përballur me akuzat e dhunës së autoriteteve gjatë protestave masive para rrëzimit të saj nga posti në gusht, ku qindra vetë janë vrarë.

Pas disa javë protestash dhe shtypjes së egër të autoriteteve, Hasina u largua me helikopter ushtarak drejt Indisë më 5 gusht dhe u ul në një bazë ushtarake pranë New Delhi. Prezenca e saj atje ka hidhëruar marrëdhëniet mes Daka e New Delhi.

Prokurori Mohammad Tajul Islam, tha se Hasina akuzohet për regjim të ashpër dhunë gjatë 15 viteve në pushtet, dhe për rolin e saj në “masakrat” gjatë kryengritjes.

“Bangladeshi ka një traktat ekstradimesh kriminale me Indinë të nënshkruar në 2013, kur vetë Sheikh Hasina ishte në pushtet,” tha Islam.

“Ajo është e akuzuara kryesore për masakrat në Bangladesh, ne do të përpiqemi ta kthejmë ligjërisht këtu për t’u përballur me akuzat.”

Qeveria e Hasina akuzohet për abuzime të gjera me të drejtat e njeriut, arrestime masive dhe vrasje jashtë-gjyqësore të kundërshtarëve të saj politikë, para se të rrëzohej nga protestat masive të drejtuara nga studentët , ku rreth 600 njerëz besohet se janë vrarë.

76 vjeçarja Hasina nuk është parë në publik që prej largimit dhe Daka ka anuluar pasaportën e saj, shkruan rrjeti Aljaseera.

FOTO GALERI
1/3
Pas disa javë protestash dhe shtypjes së egër të autoriteteve, Hasina u largua me helikopter ushtarak drejt Indisë më 5 gusht

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA