Belinda Balluku ka reaguar për ndryshimet që kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.
Ajo shkruan në Facebook se ndihet e vlerësuar që Rama e ka caktuar të drejtojë Qarkun e Fierit, të cilën e konsideron zemrën e partisë.
“Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, @ediramaal për të drejtuar qarkun e Fier, zemrën e Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë time dhe dua me përulësi që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një ekipi të madh, i cili do të punojë me përkushtim për fitoren në zgjedhjet #2025 , ashtu si socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne ia dalim gjithmonë!“, shkruan ajo.
Top Channel