Profesori i njohur izraelit ne Universitetin e Jeruzalemit, Yuval Noah Harari rikthehet me një vepër madhore me shumë të reja për atë çfarë njeriun e pret; NEXUS: Një histori e shkurtër e rrjeteve të informacionit nga Epoka e Gurit në IA.
Filozofi me famë ndërkombëtare që shet mbi 45 milion kopje në 65 gjuhë të botës duket se u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve të cilat ne ja bëjmë herë pas here vetes; Si u njoh njeriu me informacionin? Si evoloi ai në kohë?
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, filozofi i njohur shpjegon ndikimin e informacionit në shoqëritë njerëzore, dhe se si Inteligjenca Artificiale, kjo teknologji e së ardhmes mbart rreziqe të paparashikuara për njerëzimin.
Konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesm, lufta në Ukrainë dhe vëmendja që i duhet dhënë bashkimit të forcave perëndimore për të ruajtur rendin e ri liberal duken të jenë dhe sfidat e reja të njerëzimit.
Në një botë që po duket gjithmonë e më paqëndrueshme.
Njeriu- Historia e secilit nga ne
SONTE NË EXCLUSIVE, ORA 20:15
Top Channel