Të shtëna me armë zjarri raportohen në lagjen Rus, në qytetin e Shkodrës.

Nga të dhënat bëhet e ditur se është qëlluar katër herë drejt një automjeti Land Rover. Plumbat e kanë goditur në pjesën e pasme makinën, sipas gazetarit Klodian Zhivani.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA