Liga e Kombeve ka nisur ditën e sotme me takime tepër interesante, ku në fushë zbritën dhe rivalët e Shqipërisë që ndodhen në Grupin B1.
Gjeorgjia ka “masakruar” Republikën Çeke me rezultatin 4-1 brenda në shtëpi. Sfida nisi mjaft mirë për gjeorgjianët, të cilët ishin dhe një surprizë e Europianit, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.
Sfida që mori një vëmendje të madhe sot ishte dhe ajo mes Irlandës dhe Anglisë. Ishin pikërisht dy irlandezë, Rice dhe Grealish që i dhanë fitoren Lee Carsley në debutimin e tij në stolin e “Tre Luanëve”.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, vendi fqinj u shpëtua nga Bardhi, i cili me anë të një penalltie shmangu humbjen kundër Ishujve Faroe në Ligën C.
REZULTATET:
LIGA B
GJEORGJI 4-1 REP. ÇEKE
IRLANDË 0-2 ANGLI
LIGA C
ISHUJT FAROE 1-1 MAQEDONI E VERIUT
ARMENI 4-1 LETONI
LIGA D
MOLDAVI 2-0 MALTA
Top Channel