EMRI/ U qëllua me armë drejt automjetit të tij në Shkodër, zbulohet identiteti i pronarit. Autori shpallet në kërkim
07/09/2024 13:08
Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në Shkodër, ku nuk raportohet asnjë i lënduar.
Automjeti tip Land Rover është në pronësi të Sokol Kajoshit, ndërsa nuk dihet se kush ka qenë në momentin e të shtënave në automjet.
Pasi është qëlluar ndaj tij katër herë, drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar në këmbë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijojnë kontrrollin në zonë për kapjen e autorit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel