Videoja që shokët i bënë studentit ekselent shqiptaro-amerikane në Detroit të Shteteve të Bashkuara, në çastet e tij të fundit, pasi e kishin helmuar tronditi këdo që pa çastet tragjike teksa shpërndaheshin në rrjetet social.
Çaste shokuese që nuk do t’i harrojnë kurrë prindërit e tij. Për “Top Story” me Grida Dumën, njerku i 21-vjeçarit tregoi se videoja që zgjat pak më shumë se 3 minuta tregon çastet e tmerrshme kur djemtë që ishin pranë Denisit e ngacmonin dhe e tallnin, ndërkohë që nuk njoftuan urgjencën për ta ndihmuar.
Grida Duma: A mund ta pyes Xhemin vetëm për momentin e videove dhe pastaj do të të pyes për marrëdhënien tënde me Denisin, e cila ishte vërtet e veçantë. Cili ishte ai moment shokues kur kuptove se kishte disa video që jepnin prova për atë që ndodhi mes djemve dhe Denisit?
Jamie: Unë u informova nga njëri prej miqve të Denisit. Kishim marrë vesh nga policia që atë natë ishin bërë video. Dhe janë shumë mizore. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, as në filma. Ishte përtej imagjinatës, nuk mund ta sajosh diçka të tillë.
Mënyra se si ata e trajtonin… Dhe se sa në shqetësim ishte ai, dhe ata vazhdonin. Ka vetëm rreth tre minuta e gjysmë video, por gjatë një periudhe prej ndoshta 4 ose 5 orësh. Ne shohim vetëm një pjesë të vogël. Por mund ta shohësh në vazhdim se si përkeqësohet. Dhe thjesht nuk arrij ta kuptoj se si djemtë që ishin aty nuk njoftonin urgjencën e të kërkonin ndihmë për të. Dhe në pikën kur ai ishte shumë afër vdekjes, ata e ngacmonin dhe e tallnin. Një mungesë respekti i plotë për jetën. Sjellje sociopatike, psikopatike.
Grida: Cila ishte reagimi yt emocional? A doje t’ia tregoje Lindës këtë apo doje ta mbroje?
Jamie: Jo, nuk doja t’ia tregoja Lindës. Aspak.
Jamie: Ishte shumë për të. E dinte që ishte keq. E dëgjoi nga policia dhe njerëzit që tregonin se sa tronditëse ishte. Dhe është. Është shokuese, Të thyen zemrën. Isha i trishtuar, isha i zemëruar, ndihesha i pafuqishëm. Kalonin emocione të ndryshme. Dhe më bënë të njëjtën pyetje në gjyqin civil kur po dëshmoja. Pesë vite e gjysmë më parë kur e pashë për herë të parë… Nuk e kisha parë për një kohë të gjatë. Nuk doja t’i shihja videot, por u paraqitën në gjykatë dhe ndjenjat ishin të njëjta, i njëjti reagim si herën e parë kur e pashë, ashtu dhe herën e fundit pesë vite më vonë. Ishte thjesht e tmerrshme.
Top Channel