Sokol Bizhga, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, do të marrë detyrën e kryetarit të Policisë së Shtetit, pasi Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen.
Ndryshimi u lajmërua sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Bizhga mbajti detyrën e zëvendësdrejtorit që prej muajit dhjetor të vitit 2022. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Oficeri i krimeve të rënda ka një karrierë të gjatë në radhët blu, ndërsa ka kaluar me sukses testin e Vettingut në Polici, katër vite më parë, duke justifikuar pasuritë që zotëronte. Bizhga ka deklaruar se zotëron një apartament 1+1, 64 m2, një apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006, dyqan 52 m2 në Durrës, banesë dhe tokë në Gjirokastër në emër të djalit të tij dhe dy depozita bankare.
Që nga viti 90’ ai ka mbajtur poste nga inspektor në ato të larta, si specialist apo drejtor dhe deri më tani nuk ka asnjë problematikë në dosjen e tij gjatë gjithë karrierës, si ato të pasurisë, shkeljeve apo lidhjeve me krimin.
Edhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka deklaruar se Sokol Bizhga nuk ka lidhje me veprimtari kriminale dhe se nuk ka kontakte me botën e krimit apo denoncime në emër të tij.
Në fillimin e karrierës së tij, në vitin 1996, ai rrezikoi të vritej në një aksion në Jug të vendit. Ndër dety
Gjatë karrierës së tij, Bizhga ka mbajtur detyrat si më poshtë:
-Nga viti 1990 deri në vitin 1992, Inspektor i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;
-1992-1997 – Shef i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;
-1997-1999 – Specialist në Drejtorinë e Policisë Kriminale, në MPB;
-Prill-nëntor 1999 – Zëvendësdrejtor në DVP Durrës;
-Dhjetor 1999-mars 2002 – Zëvendësdrejtor në DVP Tiranë;
-Prill 2002-prill 2004 – Drejtor i Policisë Kriminale;
-Prill 2004-shtator 2006 – Shef i degës mësimore në Akademinë e Policisë;
-Shtator 2006-nëntor 2009 – Shef i Sektorit të Krimeve të Rënda, në DVP Berat;
-Nëntor 2009-nëntor 2013 – Specialist për krimet e rënda, në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Departamentin për Hetimin e Krimeve;
-Nëntor 2013-shtator 2013 – zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Policinë e Shtetit;
-Shtator 2013-prill 2017 – Drejtor i planifikimit strategjik, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit;
-Prill 2017-dhjetor 2022 – Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.
Top Channel