Një person ka ndërruar jetë këtë të premte, pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.

66-vjeçari është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Më datë 06.09.2024, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA