Skandali që ka përfshirë ministrin e Kulturës, Gennaro Sangiuliano, përballë akuzave të të dashurës, influenceres Maria Rosaria Boccia rrezikon të kthehet edhe në një çështje gjyqësore.
Çështja, raporton La Repubblica, aktualisht është vënë në vëmendje të Gjykatës së Audituesve, nëpërmjet prokurorisë rajonale të Lazios, e cila ka juridiksion mbi kontrollet për shpenzimet e departamenteve.
Ekipi i prokurorit Paolo Rebecchi po vlerëson hapjen e një hetimi që mund të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme. Dëmi i mundshëm tatimor për udhëtimet e Sangiulianos me Boccia-n po shqyrtohet nga avokatët e kontabilitetit. Në intervistën për Press, biznesmenja ka rrëfyer udhëtimet me makinën shtetërore, madje edhe për evente private si koncertet e Coldplay dhe Il Volo.
Sangiuliano deri më tani ka pohuar se “asnjë euro para publike” nuk është shpenzuar për Boccia. Por disa nga festivalet që pritën atë dhe të dashurën e tij këtë verë, si ai në Polignano a Mare, financohen nga kontributet e organeve shtetërore. Boccia e ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka shpenzuar asnjëherë para personale dhe se biletat e fluturimit i prisnin gjithmonë nga sekretariati i ministrit.
Megjithatë, priten lëvizjet e Prokurorisë së Romës pas denoncimit të deputetit Angelo Bonelli, i cili pretendon për krimin përvetësimi dhe zbulimin e sekretit zyrtar.
Top Channel