Babai i adoleshentit të dyshuar për të shtënat në një shkollë në Xhorxhia u v u në pranga nga autoritetet.
54-vjeçari Colin Grey akuzohet për katër vepra penale, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë akuza për mizori ndaj fëmijëve.
“Akuzat e tij janë të lidhura drejtpërdrejt me veprimet e djalit të tij dhe lejimin e tij të zotërojë një armë”, u tha gazetarëve të enjten në mbrëmje drejtori i zyrës së hetimeve në Xheorxhia, Chris Hosey.
54-vjeçari është babai i i Colt Grey, 14-vjeçarit, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy nxënës dhe dy mësues në shkollën e mesme Apalachee të mërkurën.
Adoleshenti është akuzuar si i rritur për vdekjen e nxënësve të shkollës, Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo, të dy 14 vjeç, dhe mësuesve Richard Aspinëall, 39 vjeç dhe Christina Irimie, 53 vjeç.
Të paktën nëntë persona të tjerë, shtatë studentë dhe dy mësues, u dërguan në spital.
Ndërsa prindërit zakonisht nuk mbahen përgjegjës penalisht nëse fëmija i tyre qëllon dikë, ngjarjet e fundit janë dëshmi se ata mund të përballen me akuza në të ardhmen. Në nëntor 2023, Deja Taylor nga Virxhinia u dënua me 21 muaj, pasi djali i saj gjashtëvjeçar qëlloi mësuesin e tij në janar.
Arrestimi i plakut Grey vjen gjithashtu disa muaj pas dënimit të paprecedentë të prindërve të një gjimnazisti në Michigan, i cili qëlloi dhe vrau katër studentë më 30 nëntor. Në shkurt, Jennifer Crumbley u dënua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme. Muajin tjetër, bashkëshorti i saj James Crumbley u dënua me të njëjtat akuza. Dyshja u dënua me të paktën 10 vjet burg.
Top Channel