SHBA/ Sulmi në shkollë ishte paralajmëruar, kërcënimet që autori 14-vjeçar bënte një vit më parë

05/09/2024 07:57

Autori i dyshuar i vrasjes së katër personave në shkollën e tij të mesme në Georgia, u mor në pyetje një vit më parë nga policia, lidhur me disa kërcënime anonime në internet.

Në maj 2023, 14-vjeçari Colt Grey, mohoi në polici se ai qëndronte pas postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve, duke paralajmëruar për të shtënat në shkollë.

I dyshuari, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç, mohoi të kishte bërë kërcënimet në internet, ndërsa zyrtarët “paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të situatës”.

“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye të mundshme për një arrestim apo për të ndërmarrë ndonjë veprim shtesë të zbatimit të ligjit në nivel lokal, shtetëror apo federal”, thotë FBI në një deklaratë.

Të mërkurën, i dyshuari hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në qytetin e Winder, duke vrarë dy mësues dhe dy nxënës. Ndërsa tetë nxënës dhe një mësues u plagosën. Policia ka identifikuar viktimat si mësuesit Christina Irimie dhe Richard Aspinëall dhe nxënësit 14-vjeçarë Mason Schermerhorn dhe Christian Angulo.

I mituri u arrestua në kampus, raporton BBC. Dy oficerë të caktuar në shkollë “u ndeshën menjëherë me autorin e dyshuar”, njoftojnë autoritetet, duke shtuar se djali “u dorëzua menjëherë”.

Ky ishte sulmi i 23-të në shkollë në SHBA i vitit 2024, sipas një baze të dhënash të mbajtur nga revista Education Week, e cila numëron 11 të vdekur dhe 38 të plagosur në sulme të tilla deri më tani këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA