Xhaka nominohet për “Topin e Artë”! Mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane, vlerësohet për sezonin fantastik

04/09/2024 22:56

Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz, “Topi i Artë”.

Xhaka edicionin e kaluar e pati thuajse të përkryer me Leverkusenin, kur e fitoi Bundesligën gjermane pa asnjë humbje. E fitoi edhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin, madje e vendosi atë finale me supergolin e realizuar. Xhaka ishte edhe në finale të Ligës së Evropës, por u mposht thellë nga Atalanta,

Mesfushori që me plot sukses u paraqit edhe në “Euro 2024”, kur Zvicra arriti deri në çerekfinale të garës, është në mesin e lojtarëve të shquar, si Vinicius Junior, Jude Bellingham e Rodri.

Vinicius Junior e Jude Bellingham ishin fitues të Ligës së Kampionëve e La Ligas. Bellingham ishte në finale të Evropianit 2024 me Anglinë, kur u mposht nga Spanja e Rodrit.

Aktualisht ai konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në Europë në rolin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA