Tragjedi në ujërat italiane, humbin jetën 21 emigrantë! Mes tyre edhe fëmijë

04/09/2024 19:07

Një varkë me 28 emigrantë në bord u mbyt në ujërat territoriale italiane, pranë Lampedusas.

Roja bregdetare shpëtoi shtatë sirianë që ishin në një varkë të përmbysur. Të mbijetuarit thonë se 28 prej tyre u larguan nga Libia më 1 shtator dhe se aksidenti ndodhi pas një dite lundrimi. 21 persona janë të zhdukur, mes tyre tre fëmijë.

Kërkimi për të zhdukurit është ende duke u zhvilluar rreth 10 milje në jugperëndim të Lampedussa.

Kryebashkiaku i Lampeduës ka thënë se nevojiten kanale humanitare.

“Ka pasur një rënie të konsiderueshme të ardhjeve të emigrantëve dhe është e qartë se politikat e qeverisë po funksionojnë. Por është e nevojshme që Evropa të merret me atë që është folur për një kohë të gjatë, përkatësisht kanalet humanitare për t’i bërë këta njerëz të udhëtojnë dhe të mbërrijnë të sigurt”, tha Filippo Mannino.

Një ditë më parë në Kanalin e La Manshit humbën jetën 12 emigrantë që udhëtonin nga Franca drejt Britanisë së Madhe, mes tyre 6 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA