Në vetting prokurori i burgosur Xhevahir Lita/ Gjykimi në mungesë, paraqitet dosja e SPAK për “Metamorfoza”

04/09/2024 11:48

Për organet e Vetting-ut, kanë mjaftuar bisedat e bëra publike në Sky Ecc midis prokurorit Xhevahir Lita dhe anëtarëve të grupeve kriminale, për ta thirrur atë në seancën publike të rivlerësimit.

Lita prej një viti nën arrest me burg si i dyshuar për korrupsion dhe si njëri nga shtatë të dyshuarit e Metamorfozës doli para KPK vetëm për kriterin e përshtatshmërisë së figurës.

Ndërsa dy të tjerat, pasuritë dhe aftësitë profesionale KPK nuk ishin kontrolluar. Prokurori Lita nën hetim nga SPAK së bashku me ish-drejtorin e operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, nuk ishte i pranishëm në Vetting. Por ai përfaqësohej nga avokati i tij, Arben Nela, që tha se klienti i tij nuk i ka pranuar akuzat e SPAK dhe se ende drejtësia nuk ka dhënë një vendim fajësie.

Duke e sjellë para vetting-ut me gjetjet e një procesi penal të papërfunduar, jo po shkelni prezumimin e pafajësisë deklaroi avokati. KPK deklaroi se fillimisht DSIK, sot Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar , kishte sjellë certifikatë të bardhë për prokurorin e pezulluar nga detyra duke e vlerësuar atë të përshtatshëm dhe pa kontakte me krimin. Por një kërkesë e dytë mbas prangosjes së tij prej SPAK ndryshoi rezultatin, pasi sikurse i përgjigjej KPK edhe prokuroria e posaçme edhe gjykata, Lita fliste në aplikacione me anëtarë të grupit të Bajrave për t’i favorizuar në hetime.

Shkalla e parë e Vetting-ut ka mandate deri në dhjetor dhe deri atëherë presin të kontrollohen edhe 20 gjyqtarë dhe prokurorë. Deri tani janë konfirmuar në detyrë 363 gjyqtarë e prokurorë, disa të apeluar në KPA. Janë shkarkuar 253 të tjerë dhe 103 janë dorëhequr nga sistemi duke sjellë ndërprerje të procesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA