Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, në afërsi të Pushimit të Shoferit, ku një çift që lëvizte me motor është përplasur me një makinë.
Shoferi i makinës nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendngjarja, duke lënë në mes të rrugës çiftin.
Sipas informacioneve ata kanë qenë në rrezik për jetën, pasi mund të shtypeshin nga mjete të tjera që kalonin aty.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të aksidenti, me kamerat e sigurisë që kanë në bizneset aty pranë aksidentit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur pasqyra e automjeti që aksidenti çiftin.
Ata janë në moshën 43-vjeçare. Albert dhe Gentjana Koleci po ktheheshin nga puna për të shkuar në shtëpinë e tyre në Krutje të Poshtme.
Bashkëshorti ndodhet në gjendje të rendë, kurse bashkëshortja ka thyerje brinjësh.
Top Channel