Gjermania “shtrëngon lakun” për emigrantët, komunat: Rregulla më të ashpra!

03/09/2024 18:07

Sulmi në Solingen të Gjermanisë me tre të vdekur nxiti reagime të ashpra në vend dhe thirrje për ndryshime në politikën e emigracionit.

Shoqata e Përgjithshme e Komunave Gjermane kërkon masa shumë më të rrepta nga sa janë planifikuar deri tani. Duke cituar një dokument të kësaj shoqate, revista  “Spiegel” thote se mungon deri tani “një koncept i përgjithshëm për një politikë tjetër migracioni parimisht”.

Asnjë shtet nuk është i detyruar “të marrë refugjatë në ato përmasa që sjellin rreziqe akute për funksionimin e institucioneve të tij”, nënvizohet në dokumentin e komunave. Sinjalet për mbingarkesë janë një administratë që nuk përballon dot fluksin dhe mungesa e kapaciteteve për akomodimin dhe integrimin. Këtu në shumë drejtime janë arritur “kufijtë ose ndërkohë janë tejkaluar”, insistojnë këta zëra, sipas të cilëve, Gjermania duhet të ketë të drejtën për një ndalim kombëtar të pranimit të refugjatëve si mjetin e fundit.

Pretendohet po kështu, që “ kërkesat për azil të personave identiteti i të cilëve nuk është i siguruar përmes dokumenteve të identifikimit apo dokumente të ngjashme, të refuzohen parimisht ndërkohë si të papranueshëm”. Përveç kësaj kërkohet që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF të reagojë ndaj përmirësimit të situatës në vendet origjinë dhe të tërheqë ndërkohë njohjet e dhëna të së drejtës së azilit. Më tej kërkohet që refugjatëve, për të cilët përgjegjës është një vend tjetër i BE nuk duhet t’u mundësohet hyrja në Gjermani, “duke i kthyer mbrapsht që në kufirin gjerman”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA