Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë pas mesnate, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 tjerëve.

Të plagosurit janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Ata ndodhen në gjendje të rëndë.

Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person.

Indeksonline ka publikuar momentin e përplasjes mes dy grupeve.

Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar kontrollet në vende të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA