VIDEO/ Fundi i njerëzimit në sport? Roboti kinez vrapon 100 metra për 9.32 sekonda, fshin nga historia Usain Bolt
Pas aventurës në Euro 2024 në Gjermani, tashmë shtatori do të rikthejë sërish emocione kuqezi.
Kombëtarja shqiptare nga dita e sotme nis punën e plotë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë dy duele mjaft të rëndësishme ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Këto janë përballjet e para për “djemtë” e Sylvinhos, të cilët ndodhen në Ligën B dhe grupin B1, ku ndaj ukrainasve luajnë më 7 shtator në transfertë dhe ndaj gjeorgjianëve më 10 shtator.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe përgatitjet do t’i zhvillojnë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë.
Pasditen e sotme pritet të mbërrijnë të gjithë lojtarët e grumbulluar për t’u vënë në dispozicion të trajnerit.
Top Channel