E rëndë! 17-vjeçarja hidhet nga godina, vret edhe gruan që po priste në trotuar në qendrën tregtare (Fotot)

02/09/2024 15:13

Një vajzë 17-vjecare raportohet se është hedhur drejt vdekjes në një qendër tregtare në Japoni, duke lënë të vdekur dhe një kalimtare kur u përplas në trotuar.

Nxënësja e shkollës së mesme raportohet se u hodh nga ndërtesa në qendrën e mbushur me njerëz në Yokohama, duke lënë të vdekur dhe një 32-vjeçare që kishte dalë me miqtë mbrëmjen e të shtunës.

Të dyja gratë u dërguan në spital por e reja vdiq në spital dhe kalimtarja fatkeqe pak më vonë.

Nuk është e qartë arsyeja e vetëvrasjes së të resë por në Japoni janë raportuar rregullisht vetëvrasje para nisjes së vitit të ri shkollor, shkruan BBC.

Policia vendase tha se vajza u hodh nga kati i 1-të i qendrës tregtare NEwoMan Yokohama, ngjitur me stacionin e trenave JR Yokohama , shkruan rrjeti vendas Japan Today.

Policia tha se vajza jetonte në zonën Kimitsu, ndërsa gruaja e ndjerë punonte në Midori, Yokohama.

Japonia sivjet raportohej vendi me numrin e katërt më të lartë të vetëvrasjeve në botë, e ndjekur nga afër nga Hungaria, Korea e Jugut, Lituania, Slovenia, sipas BBC.

Korea e Jugut e Japonia raportohet të kenë një mjedis me presion për arsimin e fëmijve ashtu si dhe mbi stigmatizimin shoqëror, që ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA