Bukuroshja nga Afrika e Jugut kurorëzohet ‘Miss Nigeria’ pas debatit për kombësinë (fotot)

02/09/2024 16:57

Chidimma Adetshina, babai së cilës është nigerian, merrte jesë në kompeticionin e Afrikës së Jugut, por u tërhoq prej tij pas raportimeve për kritika ksenofobe, shkruan The Guardian.

Tashmë ish-Miss-i e përfshirë në debatin e kombësisë, ka fituar titullin Miss Universe Nigeria në fundjavë, duke i dhënë fund të lumtur përpjekjeve të konkurrentes.

E lindur nga babai nigerian në Afrikën e Jugut, 23-vjeçarja Chidimma Adetshina u tërhoq nga kompeticioni “për sigurinë e mirëqenien e familjes” pas një seri komentesh kundër ‘të huajve’ në kompeticionet në Afrikën e Jugut.

“Ishte një rrugëtim i vështirë për mua … por janë krenare dhe mirënjohëse për dashurinë e mbështetjen,” tha Adetshina për rrjetin AFP disa minuta pasi u kurorëzua në kryeqytetin financiar të Nigerisë, Lagos.

Prejardhja e saj nigeriane solli sulme ksenofobe në Afrikën e Jugut ku ajo doli finaliste në korrik. Prandaj u detyrua të tërhiqej pas pretendimeve se nëna e saj kishte vjedhur identitetin e një gruaje afrikano-jugore, shkruan The Guardian.

Edhe pse nuk kishte qenë në Nigeri prej 20 vitesh, organizatorët e kompeticionit e ftuan atë të merrte pjesë.

Adetshina insiston se e do shumë Afrikën e Jugut megjithë debatin e krijuar, dhe se është mirënjohëse për mbështetjen e marrë nga vendi i saj.

Ajo do të përfaqësojë tashmë Nigerinë në kompeticionin ndërkombëtar Miss Universe në nëntor, për të cilin tha. “Unë e di se do fitojmë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA