Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë.
Kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën.
Ekipi i mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses janë: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.
Për këtë sukses ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre.
Kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri
Mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj”, ka shkruar Rama.
Top Channel