Kryeministri Rama mbledh në Dajt qeverinë dhe PS-në! Nga objektivat, projektet dhe zgjedhjet e 2025-ës, çfarë pritet të diskutohet

01/09/2024 10:30

Sot i gjithë kabineti qeverisës është mbledhur në një takim të formatit re-treart në Dajt.

Takimit i janë bashkuar edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.

Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.

Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës.

Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.

Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri  drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.

Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin,  në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA