Vjosa Osmani “godet” Kurtin? Presidentja e Kosovës mesazh nga Praga: Kur s’ka koordinim me aleatët merr sukses momental, por…

31/08/2024 15:22

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur në forumin e sigurisë “GLOBSEC” duke vlerësuar maksimalisht aleancën me ShBA-të, që sipas saj është aleanca më e rëndësishme.

Osmani ka vlerësuar se kur ka koordinim me ShBA-të, “suksesi është më i qëndrueshëm” për Kosovën, një përgjigje kjo që duket se i drejtohet kryeministrit Albin Kurti, pas vendimit të tij për të mbyllur zyrat e komunave serbe në veri.

“Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë të kalueshme. Kur ka koordinim me ShBA-në, suksesi është më i qëndrueshëm, e kur nuk ka koordinim suksesi është momental, pasi mund të bësh hapa prapa”, tha Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA