Një nënë për herë të parë ka vdekur 30 minuta pasi lindi binjakët e saj me operacion në Angli.
Rachael Galloway ishte çuditërisht “e lumtur e plot jetë” ne minutat pasi lindi binjakët e saj Noah e Abel Galloway Whittaker më 1 gusht dhe përlotej duke i parë, tregon bashkëshorti i saj.
Por papritur Rachel nisi më vonë komplikacine të pashpjeguara nga ndërhyrja çezariane dhe humbi jetën.
36-vjeçarja pronare e një biznesi ishte e fejuar me Matt Whittaker dhe mezi priste të bëhej nënë e të planifikonte dasmën e saj, duke bërë plane dhe për dy djemtë në ceremoni.
Por gëzimi i çiftit u pre tragjikisht kur Rachael vdiq në spitalin e Lancashire, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, shkruan rrjeti The Sun.
36 vjeçari Matt, tashmë duhet të kujdeset për dy binjakët dhe të planifikojë funeralin e gruas së tij, që do të mbahet më 6 shtator.
“Ajo vdiq duke sjellë bukuri në këtë botë, ishte gjëja më e bukur që kishte ndodhur në jetën time. Një javë më parë vendosëm të martoheshim dhe kujtoja që i thoja, ‘si ka mundësi të jetë jeta kaq e bukur’”.
“Ajo ishte aq e lumtur pas lindjes dhe plot dashuri për bebet. Nuk ishte vetëm ajo që vdiq atë ditë. Një pjesë e imja vdiq bashkë me të”.
Ndërhyrja çezariane mund të rekomandohet si procedurë kur lindja vaginale konsiderohet “tepër e rrezikshme”. Doktorët thonë se ‘nuk është procedurë e rrezikshme’ por ashtu si çdo ndërhyrje kirurgjikale ka disa rreziqe, shkruan The Sun.
Shoqja e ngushtë e të ndjerës Emma, tha: “Ajo ishte shumë e emocionuar që do të bëhej nënë. Ishte mikja më e mire që kam pasur, nuk e besoj dot që nuk është më.
Doktorët në Angli thonë se prerja çezariane ka një vdekshmëri prej 1 në 4,200 gra, në krahasim me rreth 1 në 25,000 për lindjen natyrale.
Ndërhyrje të gabuara ose të vonuara çezariane kanë qenë objekt hetimesh e padish në disa skandale të shëndetit publik britanik vitet e fundit, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel