Kishin kultivuar 561 bimë narkotike, arrestohen tre persona në Malësinë e Madhe

30/08/2024 10:04

Tre persona janë vënë në pranga në Malësinë e Madhe, teksa iu asgjësuan dhe 569 bimë narkotike të cilat i kishin kultivuar.

Emanuel Kapaj, 29 vjeç, vëllai i tij Silvester Kapaj, 23 vjeç dhe Eremis Volaj, 20 vjeç u arrestuan si pasojë e operacionit “Territor i Pastër” i nisur nga policia e shtetit.

Ata kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe dy automjete që përdoreshin nga autorët në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA