U arrestua në pikën kufitare të Morinës, ekstradohet në Gjermani 35-vjeçari! Në kërkim ndërkombëtar për plagosje e vjedhje

29/08/2024 11:17

Një 35-vjeçar gjerman është ekstraduar drejt Gjermanisë, 2 muaj pasi u kap në pikën kufitare të Morinës.

35-vjeçari Zeki Oz u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për plagosje dhe vjedhje në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në vendparkimin e automjeteve, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA