Serbia blen 12 avionë për 2.7 miliardë dollarë nga Franca! Macron: Do kujdesem për serbët në Kosovë

29/08/2024 20:53

Serbia nënshkroi një kontratë për të blerë 12 aeroplanë luftarakë “Rafale” nga Franca të enjten, gjatë një vizite që presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi në Beograd.

Marrëveshja parashikon që Serbia do të marrë nëntë aeroplanë me nga një ulëse dhe tre me nga dy, deri në vitin 2029. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se marrëveshja ka vlerë rreth 2.7 miliardë dollarë.

Më pas në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto lëvizje nuk janë një sinjal i mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Macron ka thënë gjithashtu se Franca do të “vëzhgojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.

“Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet progres në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai ndër të tjera.

Presidenti i F!rancës ka lavdëruar Serbinë duke thënë se ajo ka vendin në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA