Presidenti serb Aleksandar Vuçië ka pritshmëri të mëdha nga vizita e shefit të Elizesë, Emmanuel Macron në Beograd. Kreu i shtetit serb tha për AFP-në pret të nënshkruajë me Macron një kontratë për blerjen e avionëve të avancuar luftarakë francezë Rafale, marrëveshje kjo që llogaritet në disa miliardë euro.
“Nuk është një kontratë që arrihet lehtë, nuk ka qenë kurrë e tillë. Është një kontratë e madhe për këtë vend, dpor nuk është kontratë e vogël edhe për Francën. Ne nuk po blejmë mallra të përdorura, po blejmë avionë të rinj, interceptorë të rinj”, tha Vuçiç.
Vuçiç shpjegon më tej se shumica e avionëve të tyre luftarakë, vjen nga Rusia, por duket po kërkon përshtatje.
“Është koha që ne të ndryshojmë veten, zakonet tona dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të përgatisim ushtrinë tonë dhe të gjithë djemtë tanë për situata të reja. Ata gjithashtu duhet të mësojnë më shumë frëngjisht e të njihen me pajisjet e reja, e kjo nuk është gjë e lehtë”, tah ai.
I pyetur për statusin e kontratës për shitjen e avionëve francezë te Serbia, Macron kishte deklaruar që në muajin korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian se do ta vizitonte këtë vend “për të finalizuar negociatat që janë subjekt i bisedimeve teknike, financiare dhe politike mes dy shteteve”.
Top Channel