Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i dërgoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një mesazh të qartë nga bashkëbisedimi me gazetarët sot në Tiranë.
“Motrat dhe vëllezërit tanë në Prishtinë të gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë”, tha Hasani.
Ai theksoi se asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet ti diskutojnë së pari me ata që i duan shumë.
T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, tha Hasani.
Top Channel