Pushimet kthehen në ‘makth’! Aksident i trefishtë në “Ura e Leklit-Këlcyrë”, plagosen rëndë 3 fëmijë dhe një grua

29/08/2024 19:20
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku në aksident janë përfshirë tre automjete.

Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca. Shkak dyshohet shtetasi polak ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, dhe është përplasur me dy mjetet e tjera.

Sakaq, nga informacionet e para mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.

“Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K”, njofton ndër të tjera policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA