Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u detyrua t’i përgjigjej disa pyetjeve private gjatë episodit të dytë të podkastit të tij “Podkasti i Lirisë”.
Pasi foli për aventurat e tij në dete dhe male në puntatën e parë, kësaj radhe ai zgjodhi të fliste për ushqimet e tij të preferuara.
Pyetje: Kaq mjafton për tu dukur, se në çfarë niveli ka qenë. Duke qenë se jeni një tip shumë patriot, doni shumë Atdheun, udhëtoni në Shqipëri, e promovoni Shqipërinë, në mënyrën tuaj. Do më thoni gatimin tuaj të preferuar, zonë specifike dhe çfarë ju ka pëlqyer më shumë?
Meta: Tani tek gatimi i preferuar është pak problem, sepse pasi erdhëm nga një sistem me shumë probleme, dhe kufizime ushqimore, siç ishte komunizmi.
Pavarësisht se unë nuk mund të ankohem, për nivelin e kohës, për arsye sepse prindërit ishin me punë relativisht të mira, dhe me paga të mira për atë kohë, dhe nuk mund të themi që na ka munguar ndonjë gjë.
Siç për fat të keq u ka munguar një pjesë shumë të madhe të popullsisë. Por, e them me të qeshur këtë që, kishim një lloj alergjie nga fasulet, sepse fasule kishim kudo.
Dhe kur shkonim në aksion, ne që ishim më të rinj kishim fasule, kur bënin zbor në Mamurras kishim fasule, çaj. Po ja që tani ndodh, që pas 25-30 vitesh, prapë gjella më e preferuar për mua tani, unë jam rikthyer tek fasulja.
Për arsye se është shumë e shëndetshme, është jashtëzakonisht positive për shëndetin. Po nëse 2 herë, ose 3 herë nuk ha fasule, ose diçka të ngjashme me to siç janë thierrzat, apo ku di unë.
E kam pak si të vështirë. Kështu që…
Por sigurisht, në ta kaluarën kam preferuar shumë spaghetti me vongole. Është një nga ushqimet e mia më të dashura, më të preferuara.
Pastaj po të flasim ato të kuzhinës italiane, aty pastaj është problem I madh, sepse rikthehemi në peshën që kemi pasur, që kështu ngelemi tek fasulet. Ato që ishin një problem dikur, tani janë gjëja ime më e preferuar, dhe këtë e dinë të gjithë, e sidomos fasulet e kuqe, larushe apo të zeza.
Ndërsa me frutat, meqenëse nuk më pyete. Takova dikë nga Roskoveci, nga Kujani. Dhe Kujani ka disa nga shegët më të mira në Shqipëri, siç ka edhe Lezha, dhe shumë zona të tjera.
Kur vjen sezoni i shegëve të gjithë e dinë që unë i dua shumë shegët, më sjellim gjithmonë shegë nga zona të caktuara të Shqipërisë.
Edhe Skrapari i ka shumë të mira. Edhe unë kur marr shegët që kam kohë, vesh ndonjë bluzë të kuqe, ose vendos diçka të kuqe këtu, dhe më pëlqen gjithmonë, që edhe ti marr ato kokrrat me duart e mia.
Sigurisht edhe fiqtë më pëlqejnë, por janë një grackë e madhe, sepse të duket sikur nuk të rëndojnë, por pastaj kthehen në një shqetësim.
Pyetje: Të qëndrojmë pak tek ngjyrat, për të shuar kuriozitetin e të gjithëve. Ngjyra juaj e preferuar jeshile është prej Celtikut, apo thjesht sepse ju shkon?
Meta: Nuk mund të them që është ngjyra që më pëlqen më shumë, sepse këtë nuk e gjykoj dot unë, po e gjykon dikush që më shikon mua.
Dhe jo më kot, e praktikoj, pavarësisht se marr shpesh sms, boll se na çmende me këto këmishat jeshile, me këtë ngjyrën jeshile. Por, unë e dua shumë, është ngjyra e natyrës, është ngjyra e gjelbërimit.
Është ngjyra e ripërtëritjes, është ngjyra e jetës do të thoja unë. Dhe njëkohësisht, është edhe ngjyra e Celtik.
Që kështu, edhe kjo është. Një ditë po bëja një ecje nga liqeni, kaloi një zonjë, dhe kishte veshur një fustan jeshile me të bardha, kombinim perfekt I jeshiles me të bardhën.
Dhe më përshëndeti përzermësisht, dhe unë e përshëndeta. Dhe i thashë komplimente për këto ngjyra që ju keni zgjedhur. Unë jam tifoz me Celtikun i thashë, e di tha, po unë jam me Manchester Cityn. Mos e ndrysho ekipin i thashë, por faleminderit për ngjyrat.
Pyetje: Edhe për të mbyllur këtë podcast të sotëm, do të doja të ktheheshim prapë në politikë, në një formë tjetër. Nëse do të duhej të mbijetonit në një ishull të shkretë, me një nga rivalët tuaj politikë, kë do të zgjidhnit, dhe pse?
Meta: Shiko, në radhë të parë kjo është një gjë e pamundur që të ndodhi. E dyta uën jam këtu për të qenë gjithmonë përballë të gjithëve, dhe atyre që ju I quani rivalë.
Dhe jo vetëm kaq. Përfshirë dhe ata të cilët qëndrojnë pas rivalëve formal, që janë praktikisht armiq të sovranitetit të Shqipërisë, dhe do të dëshironin shumë që unë të ikja në një ishull, të shikoja jetën time, edhe pa rivalët.
Pyetje: Por ju nuk do e bëni normalisht, apo jo, Shqipërinë nuk e lini dot?
Meta: Si do ta bëj unë, po 4 milionë shqiptarë plus, ku ti lëmë ne?! Ky nuk është një premtim, ky është një betim, është një program.
Top Channel