Aksident i rëndë në Vlorë! Motori përplas dy vajza, njëra prej tyre vetëm 10 vjeçe
29/08/2024 22:29
Dy vajza mbetën të plagosura këtë mbrëmje në Vlorë, pasi u përplasën nga një motor.
Motomjeti që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale E. R. aksidentoi një të mitur 10 vjeçe dhe një 20-vjeçare. I lënduar mbeti dhe drejtuesi i motorit. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”.
Të tre lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Top Channel