Polici francez goditet për vdekje nga shoferi që refuzoi të ndalonte në autostradën në Cannes (fotot)

28/08/2024 19:31

Një oficer xhadarmërie është goditur mbrëmë për vdekje nga një makinë në juglindje të Francës kur drejtuesi refuzoi të ndalonte në autostradë.

Ministri i brendshëm Gérald Darmanin tha se oficeri 54 vjeçar kishte humbur jetën pasi u godit nga një mjet i zi BMW në autostradën A8 në Alpes-Maritimes. Shoferi që fillimisht ishte larguar nga vendngjarja, u arrestua më pas në Cannes.

Megjithë ndihmën e dhënë për oficerin e quajtur Eric Comyn, ai vdiq në vendngjarje. I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe shërbente prej kohësh me skuadrën e motorizuar te Mandelieu-la-Napoule.

Christian Rodriguez, drejtori i xhandarmërisë franceze, shkruante në rrjetin X: “Mbajmë zi sërish për një tjetër kolegun tonë që pagoi me jetë përkushtimin ndaj sigurisë së të gjithëve”.

Vitet e fundit xhandarmërie e policia në Francë ka shtuar fuqitë e saj duke marrë të drejtën për të ndaluar automjetet dhe kontrolluar shpejtësinë e tyre edhe pa një motiv të parapërcaktuar.

Mediat vendase thonë se ata gjithashtu ‘mund të fshihen’ kur kontrollojnë shpejtësinë e automjeteve, dhe kjo ka sjellë zemërim e incidente mes komunitetit të shoferëve.

Sipas masave të reja të ashpërsuara, refuzimi ndaj sinjalit të ndalimit prej policisë mund të shkaktojë deri në dy vjet burg ose gjobë deri në €15,000, shkruan rrjeti vendas connexionfrance.

FOTO GALERI
1/2
Vitet e fundit xhandarmërie e policia në Francë ka shtuar fuqitë e saj duke marrë të drejtën për të ndaluar automjetet dhe kontrolluar shpejtësinë e tyre edhe pa një motiv

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA