33-vjeçari me inicialet I.B. është arrestuar në Durrës, pasi tre muaj më parë ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij 24-vjeçar.
Policia e Durrësit raporton se në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, 33-vjeçariu lokalizua dhe më pas u vu në pranga.
Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç, i cili ishte djali i tij i xhaxhait.
Top Channel